Everton tërbon United, i “thyen” në “Old Trafford” me 10 lojtarë, Amorim: E merituan

Pas një ecurie pozitive, Man.United rikthehet të shoh makthe, me “djajtë e kuq” që pësuan një humbje të rendë, për më tepër brenda në “Old Trafford” ndaj një rivali si Everton që luajti me 10-të lojtarë që nga minuta e 13-të. Në mënyrë të pabesueshme, Gueye u ndëshkua me karton të kuq për një gjest antisportiv ndaj shoku të tij të skuadrës, ku në debat e sipër e qëlloi me shuplakë.

Pavarësisht se me një lojtar më pak, Everton befasi United ku në minutën e 29-të, Kiernan Hall me një goditje shumë të bukur kaloi miqtë në avantazh. Pjesa e mbetur e sfidës u kthye në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet lojtarëve të United dhe portierit të Everton, Pickford, me këtë të fundit që ishte në një mbrëmje fantastike duke ndalur në më shumë se një herë “djajtë e kuq”.

Flagrante ishte në fund edhe goditja me kokë e Zirkzee, por Pickford bëri një tjetër mrekulli duke mbajtur në lojë këtë 3-pikësh të Everton. Pas javës së 12-të, me 18 pikë, Man.United renditet në vendin e 10-të.

Nuk e priti mirë këtë humbje trajneri Ruben Amorim: “Ata ishin skuadra më e mirë si me 10 ashtu me 11 lojtarë. Ata e merituan fitoren. A është ky një hap pas? Pa diskutim që po, mbi të gjitha për mënyrën se si e luajtëm këtë ndeshje”, u shpreh Amorim.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×