“Epoka e Diellës”, Noka: Vetëm në Shqipëri ndodh, ka përmbytje dhe zjarre fajet i ka zoti, qeveria s’mban asnjë përgjegjësi

Deputeti i PD, Flamur Noka, theksoi se vetëm në Shqipëri ndodh që qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet nga zjarret dhe përmbytjet.

Noka tha se zjarrfikësit i fikin zjarret me thupra njësoj sipas tij, si në epokën e gurit.

“Që kur ndodhin zjarret qeveria ska faj. Edhe kur ndodhin përmbytje ska faj qeveria por fajin e kanë të tjerët. Ndodhin situata të këtilla, përgjegjësi merret nga qeveria dhe reagimi është po nga këta.

Vetëm në Shqipëri kur ndodhin zjarret fajet i ka zoti, ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, jo vetëm në ju por edhe në rajon sheh zjarrfikës, që të dhimbsen duke i fikur zjarret me thupra si epoka e gurit.

Por këto i paska dhe epoka e Diellës i paska këto që me thupra fiket zjarri. Kur vijnë përmbytjet sheh deputetë të maxhorancës që veshin çizme peshkatarësh dhe futen mes ujit thjesht filmojnë.”, tha Noka.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×