
Zbardhen detaje nga ngjarja e paprecedentë në Librazhd. Një 36-vjeçar Ismail Kllogjri, u arrestua, pasi dyshohet se iu ka dhënë valium prindërve të bashkëshortes së tij dhe më pas iu ka vjedhur atyre një shumë parash dhe një celular. Pasi kaluan disa ditë në spital në QSUT, në gjendje të rëndë, sot çifti i të moshuarve rrëfehet për mediat.
E moshuara, e cila ende se ka kaluar tronditjen, ka folur për gazetarin e Neës24 Fatmir Popja. Ajo tha se atë ditë kishte ardhur dhëndri që t’i përshëndeste dhe më pas nuk mbante mend gjë.
“Ishim duke ndenjur, kur erdhi dhëndri, na pyeti si jeni dhe më pas nuk mbaj më mënd gjë. Djali me gjithë nusen na gjetën pa ndjenja. Nuk mbaj mend shumë gjëra. Burri nuk lëviz fare rri vetëm shtrirë”, u shpreh ajo.
and then