Aksident në Kotë të Vlorës/ Makina përplaset me mjetin e Policisë Bashkiake, plagosen dy punonjësit që ndodheshin brenda

Më datën 25 nëntor 2025, rreth orës 12:45, në aksin rrugor të fshatit Kotë (zona e Drashovicës), ka ndodhur një aksident rrugor.

Automjeti Ford, që drejtohej nga shtetasi A. ZH, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të Policisë Bashkiake Selenicë, tip Hyundai, i cili ishte i ndaluar në anë të rrugës për shkak të një defekti teknik.

Në brendësi të mjetit të parkuar ndodheshin dy punonjës. T.J, i pozicionuar në vendin e shoferit, është dërguar në spital me transport të rastësishëm. Në vendin e pasagjerit ishte R. K.

Të dy personat kanë marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×