“Për një vend më të sigurt”, VanHorn mesazh pas takimeve me krerët e grupeve parlamentare: Nevojitet dialog konstruktiv dhe mbrojtje e lirisë së fjalës

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot takime me drejtuesit e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale, ku janë publikuar edhe fotografi nga takimet.

VanHorn u takua me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, si edhe me drejtuesin e grupit të PS-së, Taulant Balla. Në komunikimin e saj, ajo theksoi rëndësinë e dialogut konstruktiv mes forcave politike dhe mbrojtjen e lirisë së fjalës, duke i cilësuar këto si elementë kyç për funksionimin e institucioneve të forta demokratike.

Ambasada nënvizoi se SHBA mbetet e angazhuar për të mbështetur proceset demokratike në Shqipëri.

MESAZHI
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×