
Tekniku i Atleticos, Simeone doli në konferencë para ndeshjes ndaj Interit në Champions.
“Kanë një skuadër të jashtëzakonshme. Kundër Milanit, ata dominuan të gjithë ndeshjen, krijuan raste… mund të kishin fituar. Në Ligën e Kampionëve, megjithatë, numrat flasin vetë. Kanë luajtur dy finale… Janë një nga favoritët për të fituar dhe për të demonstruar forcën e tyre, siç kanë bërë deri më tani”.
Simeone, i cili luajti dy sezone te Interi midis viteve 1997 dhe 1999, foli më pas për një të ardhme të mundshme në stolin zikaltër, që tani mbahet nga Cristian Chivu: “Sigurisht që nuk mund të jem i sigurt sepse nuk varet vetëm nga unë, por po, imagjinoj që gjatë karrierës sime si trajner do të kaloj edhe një periudhë te Interi”.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme, pavarësisht kundërshtarit. Ne po rritemi, duhet të përmirësohemi në disa fusha, por jemi të vetëdijshëm për këtë dhe po punojmë për të. Avantazhi në shtëpi? Kemi nevojë për tifozët tanë, si gjithmonë. Janë çelësi i suksesit tonë në shtëpi. Ata e dinë se janë një forcë lëvizëse. Mezi presim t’i shohim, si gjithmonë”.
and then