Champions, tekniku i Liverpool: Po vuajmë, duhet të gjejmë një zgjidhje

Arne Slot, numri një i stolit të Liverpool, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj PSV në Champions.

“Ne ende nuk kemi gjetur një përgjigje të duhur për t’i kthyer ato humbje në fitore. Por kur udhëheq me 1-0 dhe e humb ndeshjen, si ta shpjegosh këtë? Kjo tregon sa e vështirë ka qenë për ne që të reagojmë pasi marrim gol. Shpresoj që nesër mbrëma të arrijmë të kalojmë të parët në avantazh.”

“Ndryshime të mëdha në qasjen e skuadrës- Po edhe jo. Jo, sepse nuk mendoj se duhet të bësh diçka krejtësisht ndryshe, kjo nuk do të ishte e drejtë as për ne dhe as për lojtarët. Ata duan të luajnë në një mënyrë të caktuar. Por, nga ana tjetër, po, sepse nëse je një ndjekës i Premier League-s, e sheh që loja po shkon në një drejtim tjetër. Kjo ndoshta do të thotë që ne duhet të ndryshojmë disa detaje në mënyrën se si luajmë.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×