
Kohët e fundit janë shtuar zërat se lojtarët e Real Madrid nuk janë të kënaqur me trajnerin Xabi Alonso. Për këtë temë ka folur vetë tekniku, Alonso, para ndeshjes së Championsit ndaj Olympiacos.
“A mendoj se lojtarët kanë aftësinë të shkarkojnë një trajner? Nuk do të flas për këtë, sepse kam shumë respekt për lojtarët e mi. Sa e rëndësishme është menaxhimi i njerëzve për një trajner? Po aq sa puna taktike dhe ajo fizike. Në një ekip si Real Madrid, kjo është absolutisht thelbësore.
A është të drejtuarit e Real Madrid më e vështirë nga sa prisja? Është siç e prisja: sfiduese, momente të mira, momente të këqija, dhe gjithçka që vjen me këtë. Po e shijoj vërtet, është një privilegj të jem në këtë pozicion, seriozisht”,- tha ai.
and then