“Çmontuan” Barçën, Marseca: Fitore e madhe. Flick: E vështirë më 10 lojtarë

Chelsea vë në jetë një kryevepër të vërtetë, në “Stamford Bridge” thyen pastër 3-0 Barçën, me Maresca-n që i dhuron një leksion futbolli Hansi Flick, i “çmontoi” me lojë dhe rezultat. Jo vetëm 3 gola të shënuar, por dhe 3 të anuluar, shifra që flasin qartë për një dominim total nga ana e bluve.

Në fakt, ishte Barça që flirtoi me golin, ku Ferran Torres shpërdoroi një rast të pastër, i vetëm në zonë, por Chelsea reagoi fuqishëm, fillimisht VAR i anuloi një gol Enzo Fernandez për pozicion jashtë loje, ndërsa në minutën e 27-të, një top i fortë i futur në zonë nga Cucurella u devijua nga Kounde duke bërë që tifozët e Chelsea-t të shpërthenin në festë.

Cucurella ishte protagonist absolut në fraksionin e parë ku në minutën 44-të detyroi Araujo t’i ndërhynte në mënyrë të parregullt, kartoni i dytë i verdhë për mbrojtësin, me Barçën që mbeti me 10-të lojtarë.

Chelsea shfrytëzojë në maksimum epërsinë numerike dhe me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 55-të ishte Estevao që dyfishoi shifrat. VAR nga makth u kthye në bekim për Chelsea-n ku në minutën e 73-të konfirmoi golin e Delap. Fal këtij suksesi të pastër 3-0, Chelsea ngjitet në vendin e 5-të me 10 pikë, ndërsa Barça zbret në vendin e 15-të me 7 pikë.

Nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore të madhe trajneri i Chelsea, Enzo Marseca: “Për mua personalisht është një fitore e madhe, kjo pasi përballë kishim Barcelonën, por kjo nuk ndryshon asgjë sa i përket ekipit që ne jemi dhe çfarë mund të arrijmë. Sigurisht, ky takim ishte shumë i rëndësishëm, por vetëm kaq, tani mbaroi, duhet të përqendrohemi te ndeshja tjetër që është po kaq e vështirë”, u shpreh Marseca.

Hansi Flick e pranon se pas kartoni i kuq ndryshoi totalisht rrjedhën e këtij takimi: “E nisëm mirë, patëm një rast të pastër për të shënuar golin e parë, por më pas kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Nuk është e lehtë të rikthehesh në lojë me 10 lojtarë kundër një ekipi fantastik. Më duhet ta pranojmë këtë humbje”, theksoi Flick në konferencë për shtyp.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×