Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, Taulant Balla: Do të mbetet i paharrueshëm për publikun shqiptar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

“Shumë i trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, dibranit të lindur në Tetovë e që me “Vallen Kosovare” e plot këngë të tjera do mbetet i paharrueshëm për publikun shqiptar”, shkruan ai.

Mediet raportojnë se Shpat Kasapi nuk ka pasur më herët shqetësime të kësaj natyre dhe se vdekja e tij në moshë të re, ishte një lajm tronditës për rrethin e ngushtë si dhe adhuruesit e muzikës së tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×