
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është vetëofruar të jetë dëshmitar në procesin për “21Janarin”, ku pretendon se ka informacione që nuk kanë dalë në dritë.
Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, i pyetur nga mediat në lidhje me këtë fakt, u shpreh se Meta edhe mund të ketë informacione pasi në atë kohë ishte zëvendës kryeministër, por ka zbuluar se Meta në atë kohë i ka shkuar në zyrë dhe i ka deklaruar se do të japë dorëheqjen, pasi nuk do të shkonte në prokurori me statusin e zyrtarit të lartë.
“Dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar “21 Janarin’ manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të madh nga i ndjeri Dritan Prifti. Sipas të cilit Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin që i kërkonte ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. I thash nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Kurrë nuk më merr mua pushtetin.
E dyta, kishte një shkresë të firmosur nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq të drejtën e koncesionit të një hidrocentrali.
Ky zotëri shkruante se nga moszbatimi i vendimi të gjykatës kompania humbi 70 mijë euro. Meta i thotë Priftit duhet zbatuar vendimi i gjykatës sepse është bërë dëmi 700 mijë euro.
Meta në atë kohë më erdhi në zyrë dhe më tha do të jap dorëheqjen, nuk shkon në prokurori si zv kryeministër”, tha ai.
and then