40-vjeçari në Shkodër kapet me armë, e pëson dhe një i mitur që iu gjet…

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 40-vjeçar për armëmbajtje pa leje si dhe ka nisur procedim penal për një 16-vjeçar, i cili u kap me drogë.

NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër/Kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, goditen 1 rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Vihet në pranga 40-vjeçari që posedonte pistoletën, procedohet penalisht 16-vjeçari që posedonte lëndën narkotike. Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Blic”.

Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin shtetasi M. K. dhe një 16-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K. u gjet 1 armë zjarri pist oletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 16-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×