
Në emisionin “Oponencë” në News 24 ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji foli për pezullimin e Belinda Ballukut.
Gjatë intervistës, Salianji tha se në një situatë të tillë ku flitet për afera korruptive, duhet të ishte dhënë dorëheqje. Salianji hodhi akuza ndaj qeverisë, duke nënvizuar se nuk ka më as moral dhe se nuk mendon për qytetarët. Gjithashtu ai solli në vëmendje edhe zhvillimet e 21 janarit në vitin 2011, ndërsa shtoi se për një “përfolje Rama i vuri flakën parlamentit”.
“Kushtetuta e ka të përcaktuar parimin, që disa institucione kontrollojnë njëra tjetrën. Këtu kemi të bëjmë me një çështje që personi në fjalë Belinda Balluku, dhe më tej gjykata që jep mundësi deri në përballje finale. Atë që ka detyrim politika në këto raste, politika ka një standard që në raste të tilla kur një zyrtar i nivelit të lartë jep dorëheqjen. Nëse nuk jep dorëheqjen standardi në gjithë botën është shkarkohesh. Pra e kemi parë në të kaluar se si të gjitha ngjarjet kanë ndodhur. Marrim historinë politike të Shqipërisë, në çdo rast, për një përfolje zëvendëskryeministri i Shqipërisë dha dorëheqjen dhe i vuri flakën parlamentit Edi Rama,. Në 21 janar a e dha dorëheqjen? A doli nga gjykata, dhe ka ndodhur raste të tjerë që janë shkarkuar ministria brenda orësh. Këtu kemi standardin e prishur të një qeveria e që nuk ka më moral dhe nuk do t’ja dijë as për qytetarët. Kjo shkon deri në qelizë, deformimi i vullnetit të zgjedhësve dhe marrja e votës nëpërmjet grupeve kriminale, faljes së gjobave, kërcënimit apo blerjes së votës bënë që Rama të mos ketë merak se çfarë mendojnë njerëzit për rastin e Belinda Ballukun. Nëse do kishte qeverisje normale Edi Rama do të jepte dorëheqje. Jemi në një aferë , brenda një dite, kalohen 50 milion euro dhe përcaktohen tenderat”, tha ai.
and then