
Në rrugën “Qukës-Qafë Plloçë”, njeriu bën bingo me jetën. Kështu deklaroi ish-deputeti i PD, Ervin Salianji në “Oponencë”, kur foli për mungesën e standardeve në këtë vepër të porsapërfunduar, por që rrezikon jetën e qytetarëve për shkak të cilësisë së dobët të saj.
Përmes një analogjie, Salianji krahasoi dhe standardin moral në politikë e cila po krijon precedentin e pandëshkueshmërisë, edhe pse mund të kapesh në shkelje të ligjit.
“Të jesh në këtë situatë dhe të mos ndërhysh në kohë. Standardi politik është shembur. Dhe i bën ministrat e tjerë të papërgjegjshëm, që thonë nuk iki sse më mbron kryeministri.
Në këtë kuptim e them, rënia e standardit moral politik që as nuk dorëhiqesh dhe as nuk shkarkohesh por mbrohesh kur kapesh në paligjshmëri”, tha Salianji.
Ervin Salianji: Këtu diskutimi është që nuk duhet ti japim asnjë zyrtari publik lehtësinë për të bërë paligjshmëri.
Më thotë dikush shikoni kronikat e mëparshme, se kompania në këtë është kriminale ta mendosh, e bën më kriminale situatën kompania e ka ditur që do të ketë rrezik shembje sepse rruga që është bërë BY pass anësor është bërë para se të ndodhë shembja. Pra e kanë bërë këtë by pas që po na ra kalojmë këtej. Si këto raste afër Qafë Plloçës ke rënie të tjera.
Aty bën bingo me jetën. Të jesh në këtë situatë dhe të mos ndërhysh në kohë. Standardi politik është shembur. Dhe i bën ministrat e tjerë të papërgjegjshëm, që thonë nuk iki sse më mbron kryeministri.
Në këtë kuptim e them, rënia e standardit moral politik që as nuk dorëhiqesh dhe as nuk shkarkohesh por mbrohesh kur kapesh në paligjshmëri
and then