
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, nuk i ka kursyer akuzat ndaj qëverisë. Gjatë intervistës në emisionin “Oponencë” në News24, Salianji se SPAK po tregon dy standarde, pasi për 21 janarit ka thirru Sali Berishën, por nuk ka thirrur kryeministri Rama që ishte organizatori i protestës. Gjithashtu Salianji hodhi edhe hipotezën se nëse kryeministri Rama po e përdor politikisht për luftë të brendshme,
“Ne dimë një gjë, që nuk e thërrasin dot. Por për 21 janarit që kanë thërritur Sali Berishën , dhe ky që është organizator, nuk e thërrasin dot? A e përdor Edi Rama politikisht për luftën e brendshme në PS? Hipotezë është, përderisa nuk ka fakt konkret. A ka fuqi Edi Rama për ta përdorur për luftë të brendshme? E dini që ka 8 vite që kemi çuar kallëzim për Fatmir Xhafajn dhe nuk i hapin hetim dhe jo vetëm kaq i ka çuar dy shkresa grupi parlamentar dhe nuk japin as përgjigje. Pra si ka mundësi që disa nuk preken dhe hajde të prekim disa të tjerë”, tha mes të tjerash Salianji.
and then