“Banorët në rrezik”/ Gurë të rrëzuar në asfalt, të tjerë që rrezikojnë të bien, deputeti i PD nxjerr videon nga rruga në Tropojë, paralajmëron…

Deputeti i PD për qarkun e Kukësit, Isuf Çelaj, ka ngritur sot shqetësimin për një rrezik serioz që i kanoset banorëve të Fierzës dhe Tropojës, për shkak të rënies së gurëve me përmasa të mëdha në aksin Fierzë–Bajram Curri.

Sipas deputetit, një banor nga Fierza i ka dërguar një mesazh alarmues, ku thekson se në zonën e Gegëhysenit, gurë gjigantë me peshë të konsiderueshme janë në prag të rrëshqitjes në rrugën nacionale, duke vënë në rrezik jetën e banorëve që kalojnë çdo ditë në këtë segment.

Në mesazhin e banorit thuhet: “Në aksin Fierzë–Bajram Curri, në fshatin Gegëysen, gurë me tonela janë gati të bien në rrugën nacionale. Nëse bien papritur, rrezikojnë jetën e çdo banori që përdor këtë rrugë çdo ditë. Kemi njoftuar Bashkinë dhe kemi kërkuar ndërhyrje emergjente, por nuk ka pasur asnjë reagim. Nëse situata vazhdon kështu, do të organizojmë një protestë me bllokim të rrugës dhe hyrjes në HEC-in e Fierzës. Si deputet i zonës, ju kërkojmë mbështetje dhe njoftimin e instancave përgjegjëse.”

Deputeti Çelaj u bashkohet shqetësimeve të banorëve, duke i bërë thirrje strukturave shtetërore që të veprojnë menjëherë. “Thirrja ime shkon për Emergjencat Civile, Bashkinë Tropojë dhe Njësinë e Emergjencave pranë Prefekturës Kukës që të ndërhyjnë urgjentisht për eliminimin e këtij rreziku në aksin Fierzë–Bajram Curri, në zonën e Demushajve të Gegëhysenit. Ndërhyrja nuk ka kosto të madhe dhe rreziku mund të neutralizohet brenda një dite pune,” deklaron Çelaj. Deputeti kërkon veprim të menjëhershëm, për të shmangur një situatë që mund të kthehet në tragjedi për banorët e zonës.

REAGIMI
Në këto ditë reshjesh dhe situate moti të pa qëndrueshëm, problematike në zonën e Tropojës paraqitet rënia e gurëve me përmasa të mëdha duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ja se ç’farë më shkruan një qytetar banues në Fierzë:
I Nderuar fort deputet i tropojes zoti Isuf çela,ju shqetsoj dhe ju ve ne dijeni per nje problematik jashtzakonisht emergjente sa akoma nuk ka i ka marr jeten ndokujt ,ne aksin fierze bajram curri ne nje pjes rruge ne fshatin gegysen guret gjigand me tonela te medhejn jane gati per te ren ne rrugen nacionale,nese bien kur don vet do zoti sna marrin jeten ndonjerit nga ne ce bejm ate rruge perdite ,e kemi ber thirrje bashkise dhe kemi kerkuar me emergjenc te merren masa dhe minimumi ti rrezoje bashkia me menyrat e duhura,por asnje reagim,ju bejm me dije se si banore te ksaj zone do lajmerojm nje proteste me bllokim te rruges dhe hyrjen ne hecin e fierzez,si deputet i votuar i ksaj zone kerkojm ce te na mbeshtesni dhe te lajmerosh instancat perkatse ,me shpresen se do kemi nje reagim nga ju dhe nga shteti e mbyll duke ju falenderuar.me respekt nga një banor i fierzes tropoje
#Prandaj thirrja ime shkon për strujturat shtetërore të Emergjencave Civile, Bashkinë Tropojë e Njësinë e Emergjencave në Prefekturën Kukës që të ndërhyjnë menjëherë për eleminimin e këtij rreziku për jetën e qytetarëve në këtë pjesë të rrugës Fierzë-BCurri në zonën e Demushajve të Gegëhysenit! Ndërhyrja nuk ka kosto të madhe ai rrezik mund të eleminohet për një ditë pune!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×