
Deputeti Luan Baçi ka denoncuar pasojat e reshjeve të ditëve të fundit në Fier, duke theksuar se përmbytjet kanë mbuluar me ujë qindra hektarë toka të mbjella, sera me produkte të ndryshme dhe disa rrugë rurale. Sipas deputetit, situata është përkeqësuar edhe më tej nga mungesa e ujit të pijshëm në disa zona urbane dhe rurale, ku në çezma ka dalë llum dhe baltë. Baçi ngriti alarmin edhe për daljen në sipërfaqe të tonelata mbetjeve urbane në grykëderdhjen e Semanit, duke e cilësuar një ndotje të rëndë mjedisore.
Ai akuzoi Bashkinë Fier dhe Ministrinë e Mjedisit se janë në dijeni të situatës, por po e kalojnë në heshtje, duke lejuar abuzime dhe përfitime në kurriz të qytetarëve.
Reagimi i plotë:
Reshjet e ditëve të fundit, përveçse kanë mbuluar me ujë hektarë të tërë toka me të mbjella të fermerëve, sera me prodhime nga më të ndryshmet dhe rrugë në shumë zona të Fierit, kanë lënë pa ujë të pijshëm banorët, si në qytet ashtu edhe në fshat, duke sjellë llum dhe baltë në çezmat e tyre. Por kanë nxjerrë në pah edhe tonelata të tëra me mbetje urbane në grykëderdhjen e Semanit, duke ndotur rëndë mjedisin e zonave përreth!
Besoj se Bashkia Fier dhe Ministria e Mjedisit janë në dijeni të kësaj situate të rënduar dhe katastrofike për mjedisin, por si gjithmonë i kalojnë në heshtje skandalet dhe vazhdojnë t’i shfrytëzojnë situatat e krijuara nga natyra për përfitime dhe abuzime sa të mundin, në kurriz të taksave të qytetarëve fierakë dhe gjithë shqiptarëve!
Faktet flasin vetë, kjo është situata në grykëderdhjen e Semanit!
and then