Ushtronin prostitucion në banesën me qira, arrestohen dy shtetaset kineze, në pranga dhe tutori

Dy shtetase kineze janë arrestuar nga policia e Shkodrës për ushtri prostitucioni.

Blutë njoftojnë se për konsumimin ne veprës penale shfrytëzohej një banesë e marrë me qera, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe tutori i tyre.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 shtetas të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:

shtetaset kineze Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

E. K., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×