‘Zgjedhorja’/ “Opozita duhet të kuptojë se s’është për rezultatin e 11 Majit”, Haxhinasto: Çfarë presim nga kjo reformë!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, i ftuar në programin e drekës në News24, teksa foli për tryezën për Reformën Territoriale deklaroi se kjo reformë ka dështuar dhe nuk ka arritur t’i afrojë shërbimet me qytetarët, përkundrazi i ka larguar ata më shumë se në të kaluarën.

Sipas tij, reformat e zhvilluara paralelisht me atë territoriale, si ajo e ujit dhe menaxhimit të mbetjeve kanë një bilanc “shumë negativ”, ndërsa skandalet e ditëve të fundit tregojnë dështimet e thella në menaxhim. Haxhinasto theksoi se korrupsioni në pushtetin vendor nuk është vetëm çështje morale, por ka kosto të drejtpërdrejtë ekonomike për qytetarët.

 

Ai solli në vëmendje raportin e OSBE/ODIHR-it, ku sipas tij u evidentua përdorimi i administratës publike në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si “shkelje të hapur”, ndërkohë që pushteti vendor nuk garantoi shërbime më të mira për komunitetin.

Pyetjes nëse do të ketë dakordësi mes palëve, Haxhinasto tha se nevojiten ndërhyrje të qarta për pushtetin vendor, buxhetimin dhe ndarjen territoriale. Megjithatë, sipas tij proceset shpesh prodhojnë rezultate të paqëndrueshme për shkak të dominimit të interesave të njëanshme politike nga mazhoranca, çka shpesh çon në bojkotime.

“Reformat nuk bëhen për politikën, por për qeverisjen,” tha Haxhinasto, duke shtuar se për të ecur përpara drejt standardeve të BE-së kërkohet pjekuri politike, sidomos nga opozita, e cila duhet ta kuptojë se kjo nuk është reformë për të interpretuar rezultatin elektoral të 11 majit.

Ai shprehu shpresën për arritjen e një konsensusi mes palëve: “Rreth 70% e legjislacionit lidhet me zbatimin në nivel lokal. Nëse do të ketë ndryshim në konceptimin e reformës, do të kemi produkte konkrete për njerëzit.”. Haxhinasto sqaroi se ende nuk ka një propozim përfundimtar për numrin e bashkive, pasi aktualisht komisioni ndodhet në fazën e përcaktimit të kritereve dhe koordinimit ndërinstitucional.

Haxhinasto: Kjo reformë dështoi. Qytetari është më larg shërbimeve sot, se sa në të kaluarën. Reforma që u realizuan paralelisht me atë të Territoriales, e ujit, apo e mbetjeve, janë me bilanc shumë negativ. Do të thoja se keqpërdorimi i pushtetit vendor, për arsye zgjedhore, u shpreh qartë dhe në raportin e OSBE/ODIHR-it. Përdorimi i administratës në zgjedhje ishte shkelje e hapur. Pushteti vendor nuk iu garantoj shërbime më të mira qytetarëve. E dimë se si kanë shkuar dhe çështjet e investimeve. U menaxhuan me një dorë. Rendimenti i këtyre punëve e tregojnë dhe skandalet e këtyre ditëve. Siç është trajtimi i mbetjeve. Korrupsioni nuk është vetëm akt moral, por dhe kosto mbi qytetarët, çështje ekonomike.
Ajo që pritet nga Komisioni, është që të bëhen ndërhyrje përkatëse për pushtetin vendor, për buxhetin e tij dhe për ndarjen territoriale. Këtu ndodhin procese komisionesh, por produkti i tyre nuk ka qëndrueshmëri. Kjo pasi dominojnë interesa të njërit krah politik, të maxhorancës. Ndaj ndodhin bojkotimet. Reformat nuk bëhen për politikën, por për qeverinë. Nëse do të dalim mbi interesin politik të ngushtë, dhe do të shikojmë më larg, te plotësimi i standardit për të hyrë në BE, këtë e them realisht, pasi rreth 70 % e ligjeve lidhen me zbatimin e tyre në nivel lokal. Unë uroj që të ketë konsensus mes palëve, pjekuri nga pjesëmarrësit, sidomos nga opozita, që duhet të kuptojë se kjo nuk është reformë për të kuptuar rezultatin zgjedhor të 11 majit. Nëse do të ketë ndryshim në konceptimin e reformës, do të kemi produkte të prekshme për njerëzit. Nuk po kontestojmë se sa bashki duam të kemi. Nuk kemi ende një propozim konkret, pasi jemi në fazën e përcaktimeve të kritereve. Kemi koordinim për këtë çështje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×