British Airways rrit operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për sezonin veror 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë se British Airways do të rrisë kapacitetin e operimit nga Tirana për sezonin veror 2026, duke forcuar më tej lidhjen mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo vjen si rezultat i kërkesës në rritje për udhëtime drejt Tiranës dhe rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të TIA-s si një pikë kyce në zhvillimin e aviacionit në rajon.

British Airways do të rrisë numrin e fluturimeve në një total prej 13 fluturimesh në javë, duke filluar nga prilli 2026, starti i sezonit veror të kompanisë ajrore. Kjo përfaqëson një rritje prej 44 përqind të frekuencës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ky zhvillim vjen në një moment kur TIA po i nënshtrohet një transformimi të gjerë infrastrukturor. Nën drejtimin e Kastrati Group, aeroporti po zgjerohet me kapacitete të reja terminalesh, pozicione shtesë parkimi për avionët, teknologji të avancuara dixhitale dhe sisteme që përmirësojnë shpejtësinë dhe efikasitetin për pasagjerët. Këto investime synojnë të mbështesin rritjen e trafikut dhe të sigurojnë një përvojë moderne dhe cilësore të udhëtimit.

Whatsapp Image 2025 11 27 At 15.32.25 (1)
Whatsapp Image 2025 11 27 At 15.32.25 (1)

Rritja e frekuencës së fluturimeve nga British Airways është optimizuar me kujdes për t’u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi udhëtimi, jo vetëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, por edhe për lidhje të mëtejshme drejt Amerikës së Veriut – një nga tregjet më të kërkuara nga udhëtarët shqiptarë dhe ata nga Ballkani Perëndimor.

Piervittorio Farabbi, Shefi i Operacioneve në TIA, deklaroi: “British Airways, një nga linjat ajrore më prestigjioze në botë, është një partner kyç për tregun shqiptar. Zgjerimi i operimeve në TIA tregon angazhimin e kompanisë për të ofruar lidhje të besueshme, standarde të larta shërbimi dhe një rrjet të gjerë destinacionesh për pasagjerët që udhëtojnë drejt dhe nga Shqipëria. Na vjen mirë që TIA po njihet si një aeroport që forcon lidhjet ndërkombëtare të vendit dhe tërheq operatorë elitarë të aviacionit botëror.”

Neil Chernoff, Shefi i Planifikimit dhe Strategjisë i British Airways, shtoi: “Tirana është një destinacion që klientët tanë e duan, dhe ne jemi të kënaqur të ndërtojmë mbi këtë kërkesë duke rritur fluturimet për sezonin veror 2026. Qoftë për biznes, pushime apo lidhje me të afërmit, këto shërbime shtesë do ta bëjnë edhe më të lehtë për udhëtarët të zbulojnë gjithçka që Shqipëria ka për të ofruar.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet i përkushtuar për të zgjeruar bashkëpunimet me kompanitë ajrore, për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e pasagjerëve dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të aviacionit. Me investime strategjike, teknologji moderne dhe një vizion të qartë zhvillimi, TIA po bëhet një nga aeroportet më dinamikë dhe më me rritje të shpejtë në rajon.

British Airways, 200 destinacione në 65 vende
Si linja ajrore kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, British Airways operon në më shumë se 200 destinacione në mbi 65 vende, përfshirë dhe rrugë të shërbyera përmes partnerëve të saj ajrorë. Kompania ofron me krenari më shumë fluturime nga Londra drejt destinacioneve ndërkombëtare sesa çdo transportues tjetër.

Udhëtarët e British Airways kanë akses në një nga rrjetet më të gjera të fluturimeve në botë, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke ofruar lidhje drejt dhe nga aeroporte qendrore në orare të përshtatshme. Kompania operon nga tre aeroportet kryesore të Londrës: Heathrow, Gatwick dhe London City.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×