AEK trondit Fioren, i thyen në “Franchi”, shkëlqen Thomas Strakosha

Thomas Strakosha zhvillon një ndeshje monumentale, me gardianin kuqezi që i bëhet makth Fiorentinës duke i dhuruar ekipit të tij, AEK Athina, një 3 pikësh me shumë peshë. Me apo pa Piolin në stol, ekipi vjollcë e ka të vështirë të dal nga kriza e madhe që i ka mbërthyer. Në xhiron e tretë në Conference League, Fiore bie në shtëpi, me ekipin grek që triumfoi me rezultatin 0-1.

Fiore e nisi ndeshjen në stol, por në mënyrë flagrante Strakosha ndali një rast të pastër pak mbi vijën fatale, më pas në ndihmë i erdhi edhe sistemi VAR. Në minutën e 35-të, gjatë një zbritje të shpejt në sulm, AEK kapi mat Fioren, me Gacinovic që tundi rrjetën duke kaluar grekët në avantazh. Në fraksionin e dytë, Fiorentina tentoi në çdo formë të gjente golin e avantazhit, por Strakosha dhe sistemi VAR iu bënë makth ekipit italian, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar.

Në fund të ndeshjes, Strakosha u vlerësua me notën 7,4, një paraqitje e shkëlqyer që rikthehen edhe një herë në skenë emrin e Strakoshës në futbollin italian.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×