Europa League/ Mungojnë surprizat, Porto, Stuttgart, Nottingham dhe Betis sigurojnë 3 pikët e radhës

Në sfidat e tjera të mbrëmjes të së enjtes në raundin e 5 të Europa League fituan pa probleme skaudrat pretendente, me Porton, Shtutgart, Nottingham dhe Betis që nuk e paten të vështirë të siguronin 3 pikët e radhës.

Në O’Porto “dragonjtë” e Portos të drejtuar nga italiani Farioli mundën pastër 3-0 francezët e Nicë. Dopieta e Veigas dhe penalltia e shndërruar në gol nga Samu vulosën fitoren e bardhebluve, që falë kësaj fitore ngjiten në kuotën e 10 pikëve në vendin e 8.

Po 3-0 fitoi edhe skuadra angleze e Nottingham Forrest, që fitoi pa probleme ndaj suedezëve të Malmo. Për vendasit realizuan Yates, Kalimuendo dhe Milenkoviç. Me këto 3 pikë Nottingham ngjitet në vendin e 16 me 8 pikë.

Sukses me poker golash në transfertë për Stuttgart, që fitoi ndaj Go Aherad Egles. Gjermanët zgjidhën gjithçka në frakisonin e pare falë dopietës së Leweling. El Khanous dhe Bounani kompletuar suksesin e miqve gjatë pjesës së dytë, me Stutgart që prek zonën e play off duke u renditur në vendin e 12 me 9 pikë.

Sukses i ngushtë, por tepër i rëndësishëm edhe për betis, që në Seville mposhti 2-1 holandezët e Utrecht. Cucho Hernandez dhe Ezzalzouli ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa goli i Rodriguez vetëm shkurtoi diferencën e golave, por pa mundur dot të evitojë humbjen e ekipit mik.

Përballja më e forte e mbrëmjes ishte padyshim ajo e zhvilluar në Rotherdam, aty ku Feyenord u mund në shtëpi 1-3 ndaj Celtic Glasgow. Periudhë negative për skuadrën e drejtuar nga Van Persie, që mes kampionatit dhe Evropës numëron 4 humbje radhazi. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Uedan, por përmbysja për skocezët erdhi brenda fraksionit të pare me Yang Jun dhe Hatate, ndërkohë që Nygren mbylli llogaritë 8 min nga fundi duke realizuar golin e 3.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×