Vlahoviç titullar, Juventusi i Spalletti-t kërkon rikthimin te fitorja në kampionat

Juventus pas suksesit në Champions ndaj Bodos do të kërkojë të ritkhehet te fitorja edhe në kampionat. Të shtunën bardhezinjtë presin Kaljarin në shtëpi, me teknikun Spaleti që pritet ti besojë nga minuta e parë në sul, Dushan Vlahoviç.

Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit, kërkon sinjale të qarta nga skuadra e tij. Pas suksesit në Champions ndaj Bodo Glimt, tekniku i bardhezinjve pret reagim pozitiv edhe në kampionat aty ku “Zonja e Vjetër” do të luaj të shtunën ndaj Cagliarit në shtëpi. I shqetësuar për performancën e ekipit,  Spalletti po kërkon përmirësim në aspektin e angazhimit dhe performancës, duke fokusuar vëmendjen tek Dusan Vlahovic, sulmuesi i Juventusit që mund të jetë në prag të një vendi titullari në formacionin e skuadrës.

Pas disa ndeshjesh ku ai nuk ka arritur të arrijë nivelet e pritshme, Vlahovic është i gatshëm të bëjë një hap përpara. Spalletti beson se ai ka potencialin për të udhëhequr sulmin dhe për të pasur një ndikim të rëndësishëm për Juventusin. Pritshmëritë për sulmuesin janë të mëdha dhe mundësitë e tij për të qenë titullar janë gjithnjë e më të larta.

Skuadra bardhezi është në fazën fillestare të të kuptuarit të strategjisë dhe mënyrës së lojës që tekniku Spalletti kërkon prej lojtarëve të tij. Ai kërkon që skaudra të qarkulloj më shumë topin e të luajë më horizontalisht, ndaj për këtë Spalletti është pare vazhdimisht të orientojë lojtarët e tij, duke nisur nga mbrojtësit për të përqafuar këtë mënyrë loje.

Ndaj Cagliarit thuajse e sigurtë mungesa e Gattit në mbrojtje, me Spaletin që pritet të startojë me holandezin Koopmeniers sërish në mbrojtjen me 3, një gjetje e teknikut, që duket se po funksionon si duhet. Ndaj sardëve është e ndaluar të gabohet, me Juventusin që do të tentojë të mos humb ritmin e skuadrave kryesuese, për të mos shumë herët nga gara për titull.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×