
E rëndë ishte historia në Librazhd, ku një 36-vjeçar i ka dhënë valium dy prindërve të gruas së tij dhe më pas i ka vjedhur.
Për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, pjesë e emisionit “Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ishte bashkëshortja e tij, Ismail Klogjrit.
“Të gjithë janë të shokuar nga ngjarja. Kjo është një gjë që nuk falet. Imagjino, mund të ma bëjë mua këtë gjë dhe fëmijëve të mi. Ai tha se ishte penduar. Tani do shoh punën time. Më dhimbsen prindërit e mi. Çfarë do lloj gjejë nuk falet se rrezoi jetën e prindërve. Mami më tregoi se; i kishte ndihmuar me disa punë. Kishin ngrënë drekë dhe ai i kishte dhënë nga një gotë me lëng. Ajo kishte thënë se nuk donte, se di nëse ia ka dhënë me zor. Ajo nuk mban mend. Unë kur shkuam në spital i thash; mos e kë bërë ti?! Ai ma mohoi dhe më tha që; jo se kam bërë, i kam dashur, i kam respektuar. Besoj se ai e ka bërë. Vështirë ishim nga gjendja ekonomike. Se mund të ketë marrë dhe ndonjë borxh. Se unë s’kam ditur gjë. Ai e dinte se ku i mbanin lekët. Mami i mbante paratë në gjoks. Ata merrnin pension. Prindërit më thanë; ti e di, bëj çfarë të duash. Ti e di.”, tha ajo.
and then