“7 kryefamiljarë kanë ndërruar jetë duke pritur banesën e re të premtuar nga shteti”, Imami i Kombinatit denoncon: 6 vite nga tërmeti i nëntorit, pallati ende në gjendje të mjerueshme

Ndërkohë që kanë kaluar gjashtë vite nga tërmeti i nëntorit 2020, gjendja e disa banesave të prekura prej tij vijon të mbetet e mjerueshme.

Imami i xhamisë së Kombinatit, Shpëtim Seranaj, ka denoncuar në rrjetet sociale gjendjen dramatike të pallatit nr. 12 në Rrugën “Qelqit”, në Tiranë, i ndërtuar në vitin 1968. Seranaj shkruan se ky pallat është i shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të vitit 2019 dhe prej gjashtë vitesh tashmë ende nuk ka një vendim për prishjen e tij.

“Gjendja e tij e sotme është e mjerueshme dhe përbën rrezik të vazhdueshëm.
Përveç bonusit të qirasë, shteti deri më tani nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Pallati është ende pa status, as për prishje, as për rindërtim”, shkruan Imami.

Sipas tij, 7 kryefamiljarë të këtij pallati kanë ndërruar jetë gjatë këtyre viteve, duke pritur banesën e re të premtuar nga shteti.

Postimi i plotë:
Ky që shikoni në foto është Pallati im nr. 12, Rruga Qelqit – Kombinat, i ndërtuar në vitin 1968, u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019. Me urdhër të institucioneve u shpall i pabanueshëm dhe u vendos shirit i kuq për shkak të rrezikshmërisë. Sot, 6 vite pas tërmetit, pallati është rrënuar edhe më shumë. Gjendja e tij e sotme është e mjerueshme dhe përbën rrezik të vazhdueshëm.
Përveç bonusit të qirasë, shteti deri më tani nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Pallati është ende pa status, as për prishje, as për rindërtim. Vetëm para dy javësh u paraqit një topograf për të kryer matjet, të cilat do t’i dorëzohen kompanisë private të kontraktuar nga Bashkia Tiranë për të kryer ekspertizën e thelluar. Vetëm pas kësaj pritet të vendoset nëse pallati do riparohet apo do të shembet.
Pallati ka dy hyrje dhe 18 apartamente. 7 kryefamiljarë të këtij pallati kanë ndërruar jetë gjatë këtyre viteve, duke pritur banesën e re të premtuar nga shteti. Të tjerë banorë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, duke jetuar në pasiguri dhe harrim të plotë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×