Reali harron si fitohet, i ndal edhe Girona, por Alonso nuk dorëzohet: Sezoni është i gjatë, do rikthemi (VIDEO)

Fillimisht Rayo, më pas Elche dhe së fundmi Girona, 3 të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që Real Madrid po kalon një krizë të vërtetë, ku në Spanjë nuk njohin fitore prej 3 ndeshjeve radhazi, 6 pikë të lëna ndaj 3 rivalëve të lehtë në letër, një ecuri negative që i detyron të lëshojnë kreun, tashmë “pronë” e Barcelonës.

Ekipi i Alonso zhgënjeu sërish ku nuk shkoi më shumë se një X 1-1 përballë Girona. Reali gjeti golin e avantazhit me të përhershmin Mbappe, por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për prekje të topin me dorë nga francezi. Vendasit i tronditën në fundin e pjesës së parë, ku Ounahi me një goditje fantastike kaloi Girona në avantazh.

Në fraksionin e dytë, në minutën e 67-të ishte Vinicius që fitoi një 11-metërsh, ndërsa nga pika e bardhë, Mbappe u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Reali tentoi në çdo fortë, deri në frymën e fundit për të gjetur golin e fitores, por pa sukses. Pas këtij hapi fals, Real Madrid zbret në vendin e dytë në kuotën e 33 pikëve, një më pak se Barcelona kryesuese.

Vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit janë shifra shqetësuese, aq sa në Spanjë kanë filluar duke vendosur në dyshim stolin e Alonso, por trajneri i Real Madrid ka besim se ekipi i tij do të rikthehet në garë: “Asgjë nuk ka mbaruar, sezoni është ende i gjatë, ne duhet të vazhdojmë të shohim përpara. Edhe në këtë takim krijuam shumë raste, mbi të gjitha në fraksionin e dytë, por na mungoi prekja fituese”, u shpreh Alonso.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×