Bonusi për fundvit/ Eksperti Hoxha shpjegon procedurat e shpërndarjes: Është parashikuar të tërhiqet ditën që do merret pensioni

Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh i ftuar në “Koha për t’u Zgjuar” në News24 foli për shpërndarjen e bonusit për pensionistët.

Gjatë intervistës , Hoxha tha se nga dita e sotme është parashikuar që të përfitohet bonusi.

Gjithashtu shpjegoi edhe procedurat e shpërndarjes, duke sqaruar se të gjithë përfituesit e bonusit duhet të dinë se do të tërhiqet ditën që do të merret pensioni dhe kjo është bërë në këtë mënyrë për të qenë më të organizuar dhe për të shmangur radhën në ambientet e postave.

“Bonusi është parashikuar të tërhiqet ditën që do të merret pensioni. Pasi për shkak organizimi është bërë në këtë mënyrë. Bonusin e përfitojnë brenda datës 31 dhjetor 2025. Janë marrë masat që pensioni të shpërndahet nga dita e sotme, por jo të gjithë e marrin sot pasi krijohet mbipopullim në ambientet e postave. Ata që e tërheqin nga banka, nuk mund të shkojnë dot, pasi duhet të shkojnë në datën 20. Pasi procedura është bërë që të merret ditën që merret pensioni”, shpjegoi ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×