“Tripletë” medaljesh, Laura Colturi shkëlqen në Botërorin e Skive

Laura Colturi shkëlqen në Botërorin e Skive. Pas dy podiumeve, dy herë në vendin e dytë, në Finlandë dhe Austri, Culturi siguroi një tjetër medalje, këtë herë në SHBA.

Skiatorja shqiptare u rendit në vendin e tretë në garën e sllallomit të zhvilluar në Malin Koper, Ky është podiumi i tretë sezonal për skiatoren 19-vjecare kuqezi këtë sezon, nga 5 gara të zhvilluara deri më tani.

Laura tregoi një formë të shkëlqyer në një pistë shumë të vështirë. Pas dy zbritjeve, skiatorja kuqezi dha kohën e përgjithshme 1 min 50 sek dhe 60 te qindtat, duke qëndruar pas Mikaela Shiffrin dhe Lena Duerr.

Ky podium, i gjashti në karrierën e saj, tregoi edhe një herë se Lara Colturi është e tashmja dhe e ardhmja, një skiatore me shumë talent që pritet t’i dhurojë Shqipërisë suksese të tjera.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×