Kafja që trazoi selinë, Berisha tregon nëse ka pasur takim me demokratët që dolën nga ‘rreshti’

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se ka pasur takime me disa prej demokratëve që para disa ditësh kishin konsumuar një kafe në grup, që shumë zëra e quajtën një lëvizje e re.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se demokratët janë të lirë në vendime dhe veprime.

“Kam pritur dhe pres persona që më kërkojnë takim ose persona që i thërras për arsye pune. Kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike. Në të cilat çdo anëtar dhe drejtues është i ftuar që të japë çdo mendim. Një kafe absolutisht është i lirë. Ata kanë ardhur, kam biseduar. Këta personazhe janë vlerë e çmuar e PD-së.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×