“E inkurajoj grupin e ri të PD, e kam kaluar vetë këtë rrugë”, Kulluri: Janë më koshientë se pjesa tjetër, pasi dinë…

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në “Studion 24”, u shpreh se e mirëpret idenë e krijimit të një grupimi të ri brenda PD, mes të cilëve dhe ish-deputeti Ervin Salianji.

Kulluri tha se ata që janë pjesë e kësaj lëvizje të re janë shumë më të ndërgjegjshëm për krizën politike brenda PD.

“I përgëzoj se e kam kaluar vetë këtë gjë pa sukses. Unë do i vë emrin grup apo lëvizje pasi janë shumë më koshientë se pjesa tjetër, sepse ata e kuptojnë se PD është shumë keq për arsye të caktuara të vetë PD.

Diskutimi për situatën sot është në zonën gri, pasi problem është pse nuk dalin ata 700-800 mijë që të përmbysin këtë mazhorancë”, tha Kulluri.

Duke folur për situatën në të cilën ndodhet PD sot, që sipas tij, nuk mbledh Këshillin Kombëtar, Kulluri tha se lidershipi aktual nuk ka mbajtur premtimet që dha, kur nisi lëvizjen e foltores për të shkëputur PD nga kryetari i saj Lulzim Basha.

“Këtu janë shkelur premtimet kryesore të foltores. Ajo që nisi si lëvizje e PD për ta shpëtuar nga pengmarrja e kryetarit Basha. Ata po bëjnë të njëjtat gabime. Mblidhet 1 herë në vit këshilli kombëtar, duhet të bëhet debat për kodin zgjedhor, pasi barra i ra njeëzve si Tabaku dhe Alimehmeti”, tha analisti Edvin Kulluri.

Edvin Kulluri: I përgëzoj se e kam kaluar vetë këtë gjë pa sukses. Unë do i vë emrin grup apo lëvizje pasi janë shumë më koshientë se pjesa tjetër, sepse ata e kuptojnë se PD është shumë keq për arsye të caktuara të vetë PD.

Edvin Kulluri: Nëse ky grupim nuk ka agjendë politike si ta nxjerrë jo PD por opozitën nga kriza shumë e rëndë, sepse shihet nga numrat në protestë.

I përgëzoj se e kam kaluar vetë këtë gjë pa sukses. Unë do i vë emrin grup apo lëvizje pasi janë shumë më koshientë se pjesa tjetër, sepse ata e kuptojnë se PD është shumë keq për arsye të caktuara të vetë PD.

Diskutimi për situatën sot është në zonën gri, pasi problem është pse nuk dalin ata 700-800 mijë që të përmbysin këtë mazhorancë.

Këtu janë shkelur premtimet kryesore të foltores. Ajo që nisi si lëvizje e PD për ta shpëtuar nga pengmarrja e kryetarit Basha. Ata po bëjnë të njëjtat gabime. Mblidhet 1 herë në vit këshilli kombëtar, duhet të bëhet debat për kodin zgjedhor, pasi barra i ra njeëzve si Tabaku dhe Alimehmeti.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×