
Pedagogu, Afrim Osmani, theksoi se rikuperimi i PD do të vijë vetëm kur të afrohen njerëz që sipas tij kanë kapital politik dhe mendojnë ndryshe. Ai theksoi se më të votuarit e primareve janë persona me kapital politik.
Osman shton se Berisha vetë do e kuptojë se partia ka nevojë për lëvizje.
“Unë do doja ta quaj lëvizje sepse janë njerëz me kapital politik. Për mua duhet të vijnë të gjithë që mendojnë ndryshe në PD dhe këtu fillon ndryshimi. Këtu fillon ofrimi i vlerës, duhet gjithë grupi të takohet dhe të ofrojë vlerë.
Nuk ishte rastësi ardhja e Berishës atëherë mos harrojmë Selami Xhepa apo Ermal Hasimja. Po ti kujtojmë të gjithë erdhën me një kapital publik dhe akademik dhe ofruan vlerë.
Këtu ka një dembelizëm të madh politik, secili duhet të marrë përsipër, jo vetëm të denoncojë, por çfarë do bëjë. Do vijë pranvera dhe do dalë një grup sepse PD duhet të udhëhiqet me një Kryesi dhe të dalë një lidership.
Berisha vetë do e kuptojë se ka nevojë për këtë lëvizje.”, tha Osmani.
and then