“Shqipëria i vetmi vend që ankohet për dhunë nga gjyqësori”, Kulluri: Ankesat e Ramës për çështjen Balluku janë marrëzi!

Analisti, Edvin Kulluri, theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që ankohet për dhunë nga gjyqësori. Ai tha që ankesat e kryeministrit Edi Rama se SPAK po i bie në qafë Ballukut janë marrëzi.

“Kemi vetë Berishën që është nën akuzë, ‘këta janë të persekutuar të regjimit, kurse Balluku është fajtore’, këtu kërcet. Nuk mund të gjykojmë sipas qejfeve të lidershipit. Rama thotë mos votoni për Berishën se janë të shkuara, dhe SPAK-u po i bie në qafë Belindës dhe se po ndërhyn në pushtetin ekzekutiv.

Që është një marrëzi sepse i vetmi që ka fuqi të hyjë në pushtetet e tjera është ekzekutivi.
Vetëm Shqiperia ankohet për dhunë të gjyqësorit, unë skam dëgjuar askund marrëzirat që flet kryeministri. Po ta shohësh të njëjtë gjë bëjnë të gjitha palët.”, tha Kulluri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×