
Në Torino, dëmtimi i Vlahovic ka trazuar jo pak ambientin, pasi ndryshe nga se pritej, dëmtimi i “bomberin” serb rezultoi më i rëndë. Rezonanca magnetike vërtetoi se bëhet fjalë për një tërheqje e gradës së lartë në kofshën e majtë, dëmtim i fibrave muskulore të tendinës dhe në raste të tilla kërkohet një rikuperim prej 3-4 muaj.
Vlahovic dhe stafi drejtues janë përpara një dileme të mëdha, të nisin rikuperimin me fizioterapi etj, apo t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Vlahovic pësoi një dëmtim të ngjashëm me atë të Kevin De Bruyne, me belgun që zgjodhi kirurgjinë. Vlahovic dhe stafi duhet të vendosin deri të enjten se çfarë rruge do të zgjedhin, por sipas të gjithë gjasave edhe Vlahovic pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në rastin e De Bruyne, stafi mjekësor ka parashikuar një rikthim pas 4 muajsh, por Vlahovic është më i ri dhe mund të rikthehet më shpejt, por jo më pak se 3 muaj.

Dëmtimi i Vlahovic pushtoi faqet e para të mediave italiane: “I shkreti Duan. Shokohet Vlahovic, jashtë 3 muaj, tani i takon David”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.
Dëmtimi i Vlahovic vë në siklet jo vetëm Spallatti-n, por mbi të gjitha drejtuesit e Juves pasi Vlahovic futet në vitin që i përfundon kontrata. Me një dëmtim të tillë, është e vështirë që “Zonja e Vjetër” të gjejë klient për Vlahovic gjatë janarit, për këtë arsye do të insistojnë për të gjetur një akord për rinovimin e kontratës, në të kundërt në fund të sezonit serbi pritet të largohet falas.
and then