Rreziku ende prezent/ Izolohet çarja e dytë në argjinaturën e lagunës së Vainit në zonën e Tales

Argjinatura e lagunës së Vainit në zonën e Tales, e cila u çarë për herë të dytë, është arritur të izolohet pas një operacioni që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, bëri me dije se ndërhyrja është mbyllur rreth orës 03:00, ku u përdorën tonelata gurësh dhe inertesh për të mbyllur çarjen dhe për të frenuar agravimin e situatës.

Megjithëse argjinatura është riparuar përkohësisht, rreziku vijon të mbetet prezent, pasi në strukturë ka ende rrjedhje uji. Mjetet e ushtrisë pritet të rikthehen gjatë ditës për të vijuar me përforcimin e saj, me qëllim shmangien e një dëmtimi të mundshëm tjetër.

Fatmirësisht, çarja e dytë nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën bregdetare të Matës. Ndërkohë, që prej 23 nëntorit, policia ka nisur verifikimet dhe ka referuar materialet në Prokurori lidhur me çarjen e argjinaturës. Paraprakisht dyshohet se incidenti mund të ketë ardhur si pasojë e mos hapjes së kanalit natyror që siguron komunikimin midis detit dhe lagunës së Vainit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×