Mosmarrëveshjet në biznes i morën jetën Mond Mëhallës, detaje nga ekzekutimi i 43-vjeçarit me dy identitete

Biznesmeni Mondi Mëhalla (Edmond Hyka) u ekzekutua të dielën nga një atentat mafioz.

Mësohet se shkak i organizimit të ekzekutimit të biznesmenit, janë bërë mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes.

Gjithashtu theksohet se mes palëve ka pasur edhe incidente si pasojë  e kësaj çështje.

Policia lidhur me këtë ngjarje ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes.

Policia e Elbasanit njoftoi se në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha (roja i karburantit në pronësi të Mëhallës), si dhe u shpallën në kërkim Marselo Arani dhe Armando Kola.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×