
Me Alonson në stol, në Madrid kanë ndryshuar jo pak balancat, ku disa lojtarë, që dikur shiheshin se e ardhmja dhe kishin status si të paprekshëm, me spanjollin ose janë zhdukur, ose janë zbehur. Sigurisht që rasti më i bujshëm është ai i Vinicius jr, me brazilianin që nga një yll me Ancelotti-n e sheh vetën jo më në qendër të projektit, për këtë arsye ia bëri të qartë presidentit Perez se nuk do të rinovojë kontratën që i përfundon në 2027.
Së bashku me Vinicius, nga Madridi pritet të largohet një tjetër brazilian, Rodrygo, me këtë të fundit që është zhdukur totalisht me Alonson në stol. Shqetësuese po bëhet situata edhe me Valverde, pasi këtë sezon kemi dëgjuar pak ose aspak për kapitenin, është totalisht jashtë pritshmërive dhe statusit që përfaqëson.
Situata me Valverden ka shqetësuar edhe vetë presidentin Perez i cili ka kërkuar shpjegime për rendimentin e tij të ulët që nga Botërori për Klube e deri më tani. Pavarësisht rendimentit të tij jo të mirë, Valverde mbetet një emër që pëlqehet shumë në Angli. Daily Mail shkruan se Man,United është gati të investojë deri në 80 milionë euro për të siguruar kartonin e uruguaianit.
and then