“Fondi i pensioneve aq sa vjedh Balluku e Rama me një dorë në tunelin e Llogarasë”, Blushi: Kryeministri të çojë në Kushtetuese dhe fotot e 4 veprave që u shembën

Deputeti i PL, Tedi Blushi, ka denoncuar vjedhjet që po u bëhen shqiptarëve me investimet e veprave madhore që sipas tij janë kryevepra të korrupsionit.

Blushi tha se 650 mln euro u shembën, 260 mln euro Qukës-Qafë Plloçë, 80 mln Korçë-Ersekë, 140 mln euro aeroporti I Vlorës noton në ujë sot dhe famozja Kardhiq-Delvinë, të katërta të shembura, me një fond 650 mln euro aq sa fondi për pensionet.

“Cfarë tju themi mbi 700 mijë pensionistëve që këtë vit kjo qeveri ju ka akordue ar aq sa vjedh Belinda Balluku me Edi Ramën me një dorë vetëm në tunelin e Llogarasë

Jo pak ditë më parë, 4 vepra korrupsioni u shembën, 260 mln euro Qukës-Qafë Plloçë, 80 mln Korçë-Ersekë, 140 mln euro aeroporti I Vlorës noton në ujë sot dhe famozja Kardhiq-Delvinë, të katërta të shembura, 650 mln euro sa fondi për pensionet.

E ftoj kryeministrin që bashkë me kërkesën për pezullimin në Kushtetuese, bën mirë të coj dhe fotot e 4 veprave të korruptuara”, tha Blushi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×