“Në vit elektoral arrestoi 2 liderët kryesorë të opozitës, i treti në ndjekje penale”, Berisha: Rama bëri çdo gjë për të fituar zgjedhjet

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur nga takimi me simpatizantë të PD në njësinë nr.9, akuzoi kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën, se ka bërë çdo gjë që të grabisë zgjedhjet, duke thyer madje dhe ligjet.

Berisha tha se në vitin elektoral, Rama arrestoi 2 prej liderve kryesorë të opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën si dhe vuri në ndjekje penale kryetarin e PR, Fatmir Mediu.

“Për 2 vjet kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, ai nuk lë ligj pa thyer për të marrë pushtetin. Për këto,  ai arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vuri në ndjekje penale. Kryetarët e partive në raport me ligjin s’kanë imunitet, por kur i arreston në vit elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, kjo do të thotë se i arreston si kundërshtarë politikë për të fituar zgjedhjet. 3 liderët e partive kryesore i vë në proces, të tre pa asnjë fakt penal”, tha Berisha.

Sali Berisha: Edi Rama i grabiti zgjedhjet, jetojmë në një sistem diktatorial.

Për 2 vjet kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, ai nuk lë ligj pa thyer për të marrë pushtetin. Për këto,  ai arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vuri në ndjekje penale. Kryetarët e partive në raport me ligjin s’kanë imunitet, por kur i arreston në vit elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, kjo do të thotë se i arreston si kundërshtarë politikë për të fituar zgjedhjet. 3 liderët e partive kryesore i vë në proces, të tre pa asnjë fakt penal.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×