“Më marrin banorët në telefon dhe më thonë deputet më duhen dy bote për të thith pusetat se ka vajt m*ti në gju”, Korreshi: Si do ia bëjmë? Reagon Shalsi

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka ironizuar problematikat në qytetin e Lushnjës me ujin e pijshëm, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit se ka vajtur m…deri në gju.

“O zoti kryetar do të kërkoj dhe një herë ndjesë ty se fjalimet e mia nuk flasin për hapje kapitujsh si kolegët e mi…

Më marrin banorët në telefon dhe më thonë deputet më duhen dy bote për të thith pusetat se ka vajt m*ti në gju, në Lushnjë në qendër ndodh kjo. Si do ia bëjmë? Bora zbardhi tej për tej fusha edhe male, viti i ri do të na gjejë duke dhjerë në hale… nga uji i pijshëm”, tha Korreshi.

Korreshit i është përgjigjur deputeti i PS Eduard Shalsi, i cili duke i vlerësuar humorin, i tha që ta përdorë duke bërë humor edhe për gjendjen që është sot opozita.

“Saimiri njihet për humorin e tij, dhe pas Agronit, humori i të cilit është me shkrim, vjen ti.

Por do të bëj një sugjerim, mund të bësh pak humor dhe me gjendjen ku jeni katandis tani”, tha Shalsi.

“Për sugjerimin që më dhe, nuk kam gjet deri tani asnjë që të vjedhë më shumë sesa ju”, iu përgjigj Korreshi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×