
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë, ku një i ri rreth të tridhjetave, me mbiemrin Pepkola, është dhunuar barbarisht.
I riu ka marrë plagë të shumta pasi dyshohet se është goditur me sende të forta.
Ai është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
and then