“PD dhe aleatët e saj nuk do të pranojnë më listat e mbyllura”, Berisha: Nëse nuk do të hynim në 11 maj, do bënim vetëvrasje, kërkohej ujdi e plotë e opozitës

Partia Demokratike do të jetë kundër listave të mbyllura.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, foli prerë në takimin me qytetarë e simpatizantë të PD, duke i cilësuar jo demokratike. Ai tha se të gjitha partitë opozitare janë dakord që të mos pranojnë të garojnë me dy lista. Berisha shtoi se nëse do të refuzoheshin më 11 maj, kjo duhet të bëhej me një ujdi të plotë opozitare, në të kundërt PD nëse nuk do të hynte në zgjedhje, do të bënte vetëvrasje.

“Nëse të gjitha partitë opozitare nuk binin dakord, kjo e kërëcënonte PD.

Ju garantoj se jemi të parët kundër atij sistemi me lista të mbyllura”, tha Berisha.

Duke u ndalur tek sistemi i Primareve, që përzgjedh kandidaturat, Berisha tha se do të diskutohet me bazën, pasi ky proces nuk u bë me seleksionim, por iu krijua mundësia cdokujt të kandidonte.

“Se si do ta realizojmë përzgjedhjen e kandidatëve, do të jeni ju që do ta vendosni”, tha Berisha.

Sali Berisha: Ne nuk pranojmë një sistem me lista të mbyllura, ne mund të mos e pranonim djhe në zgjedhjet që shkuan, por kjo do të kërkonte një ujdi të plotë opozitare. Nëse nuk do të binim dakord, ajo do ta kërcënonte PD, nëse nuk do të hynte në zgjedhje, bënte një vetëvrasje.

Ai sistem, të parët kundër tij do jemi ne.

Këtu diskutojmë si ti zgjedhim kandidaturat, ne përdorëm Primaret. Ishin vota juaj në listat e hapura, harrojeni se nuk do të jenë më në listat e tjera. Sic i përdorëm ne janë shumë të rralla, pra pa seleksionim, vendi që i ka bërë më herët se ne i ka me seleksionim. Këto do të jenë objekt i diskutimit tuaj, nuk jam unë që do të vendosë



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×