
Kryetarja e shoqatës së avokatëve penalistë, Joana Qeleshi, e ftuar në “Studio 24”, ka shpjeguar se çfarë pritet të ndodhë më 4 dhjetor në mbledhjen e gjyqtarëve.
Qeleshi tha se referuar Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, vendim i masës së sigurisë është një nga masat ndaluese të parashikuara në Kod. Sipas saj, rasti i pezullimit t ëish-zv/kryeministres nga funksionet publike është e para në historinë 35-vjeçare të vendit pas demokracisë, ndaj kjo ka shkaktuar reagime qoftë në planin juridik dhe atë politik.
“Sa i përket pjesës ligjore e shoh si dicka pozitive që Kushtetuesja të shprehet mbi konfliktin kushtetues, sipas kërkesës së paraqitur.
Në vitin 2016, ndryshimet kushtetuese që prekën imunitetin e deputetëve u reflektuan dhe në ndryshimet kushtetuese të 2017 në kodin e procedurës penale ku aktualisht kemi të parashikuar mundësinë që ndaj deputetit të mos përcaktohet masë sigurimi arrest me burg apo arrest në shtëpi pa patur një autorizim nga Kuvendi.
Ndërkohë si Kushtetuta dhe kodi i procedurës penale nuk ka një parashikim sa i përket masave të tjera, kjo ka qenë një zgjedhje që ligjvënësi ka bërë.
I vetmi ndalim që aktualisht dispozita ka sa i përket masës së pezullimit nga detyra është për ata që janë persona të zgjedhur përmes sistemit elektoral”, tha kryetarja e shoqatës së avokatëve penalistë.
Joana Qeleshi: Aktualisht vendim i masës së sigurisë është një nga masat ndaluese që kodi i procedurës penale parashikon. Nuk ka një precedentë tjetër në Shqipëri ndaj ka shkaktuar reagime qoftë në rafshin juridik dhe atë politik.
Sa i përket pjesës ligjore e shoh si dicka pozitive që Kushtetuesja të shprehet mbi konfliktin kushtetues, sipas kërkesës së paraqitur.
Në vitin 2016, ndryshimet kushtetuese që prekën imunitetin e deputetëve u reflektuan dhe në ndryshimet kushtetuese të 2017 në kodin e procedurës penale ku aktualisht kemi të parashikuar mundësinë që ndaj deputetit të mos përcaktohet masë sigurimi arrest me burg apo arrest në shtëpi pa patur një autorizim nga Kuvendi.
Ndërkohë si Kushtetuta dhe kodi i procedurës penale nuk ka një parashikim sa i përket masave të tjera, kjo ka qenë një zgjedhje që ligjvënësi ka bërë.
I vetmi ndalim që aktualisht dispozita ka sa i përket masës së pezullimit nga detyra është për ata që janë persona të zgjedhur përmes sistemit elektoral.
Duhet ta shohim nëse ministri gëzon apo jo këtë lloj mbrojtje. Cështja ka kaluar në mbledhje gjyqtarësh. Sipas ligjit për Kushtetuesen, një cështje shqyrtohet në fillim nga 3 gjyqtarë për të vendosur nëse cështja do të shqyrtohet në themel apo jo. Nëse ka unanimitet, miratohet rrëzimin e kërkesës, moskalimin në seancë plenare. Nëse nuk ka unanimitet kjo shqyrtohet në mbledhjen e gjyqtarëve. Vetëm nëse kalohet në seancë plenare, do të kemi vendim.
and then