
Kanë dalë pamjet ku tregohen lëvizjet e Marselo Arani një ditë para vrasjes së biznesmenit në Elbasan.
Siç shihet në video e siguruar nga gazetarja Xhensila Kodra, shihet momenti kur Arani merr automjeti tip “Audi” , që dyshohet se përdori në atentatin ndaj Mondi Mëhallës.
Biznesmeni, Mëhalla u ekzekutua disa ditë më parë në automjetin e tij. Marselo Arani kishte marrë automjetin që më pas u gjet i djegur dhe u përdor në atentat.
Këtë të mërkurë u arrestua 29-vjeçari Nevzat Spaho, i dyshuar në vrasjen e biznesmenit
Ndërkohë 29-vjeçari nuk ka pranuar të japë deklarime për ngjarjen dhe po të njëjtin versin ka mbajtur edhe Xhino Ago i arrestuari tjetër. Pista kryesore që po hetohet për përplasjet mes ish-ortakëve.
and then