Aksident në “Rrugën e Arbrit”, një makinë përplaset me furgonin

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Arbrit, mbi “Urën e Vashës”, në hyrje të tunelit nr. 6. Mësohet se automjet është përplasur me një furgon.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia pritet të mbërrijë në vendngjarje për të bërë verifikimet e para, ndërsa grupi hetimor do të përcaktojë shkaqet e aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, vetura ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, ndërsa furgoni po udhëtonte drejt Dibrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×