
Një lokal në Lezhë është përfshirë nga flakët. Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Lokali ndodhet në pronësi të një 48-vjeçari. Si pasojë e flakëve raportohen dëme materiale.
“Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi në lokalin në pronësi të shtetasit Sh. H., 48 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
and then