“Rrugë të shtrenjta pa standarde”. Balliu debat me zv.ministren e Infrastrukturës: Balluku është pezulluar, kush firmos? Apo askush s’mban përgjegjësi?

Zv. kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, u përplas sot me zëvendësministren e Infrastrukturës gjatë një debati në komision.

“Fillimisht dua të di: kush do t’i firmosë këto ndryshime në Kodin Rrugor?”, tha Balliu, teksa theksoi se Ministrja Balluku është pezulluar dhe pyeti: “A do t’i firmosni ju? Apo sot askush nuk mban përgjegjësi për asgjë?”

Balliu theksoi se rrugët që ndërton kjo qeveri janë vetë burimi i pasigurisë, sepse ndërtohen për të vjedhur, jo për t’u shërbyer qytetarëve. Ai përmendi veçanërisht rrugët Qukës–Qafë Plloçë dhe Korçë-Ersekë, duke i cilësuar si prova më e qartë: rrugë të shtrenjta, të rrezikshme dhe jashtë çdo standardi.

“Projektligji është bosh: pa analiza, pa studime dhe pa transparencë. Qeveria justifikohet me BE-në, por lë rregullat kryesore – peshat, përmasat dhe standardet – t’i vendosë më vonë me vendime të Këshillit të Ministrave. Kjo do të thotë më pak kontroll, më shumë abuzim dhe zero garanci për qytetarët”, tha Balliu, duke shtuaar se Shqipërisë i duhet një ligj i qartë dhe i debatueshëm, jo një dokument formal që fsheh vendimmarrjen dhe shmang përgjegjësinë.

“Siguria rrugore nuk rritet me justifikime, por me standarde, transparencë dhe përgjegjësi dhe asnjëra prej tyre nuk gjendet në këtë projektligj” , tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×