“Kodi Zgjedhor është për tu hedhur në koshin e mbeturinave”, Aulon Kalaja: Nuk e shoh dot PD në një tryezë me PS…

Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, theksoi se Kodi Zgjedhor aktuar është i dëmshëm për kandidatët dhe për partitë politike, sipas tij, që u përkasin opozitës.

Kalaja shton se Kodi Zgjedhor është i pafavorshëm për kandidatët dhe partitë politike të opozitës.

“Mua më shqetëson ulja e PD në këto momente me PS për çështjen e Kodit Zgjedhor, jo se jam kundra Kodit zgjedhor. Ne kemi një Kod Zgjedhor që duhet hedhur në koshin e mbeturinave. Është një Kod që i pamundëson kandidatëve për të parë votat e veta.

Është një Kod Zgjedhor ku një parti politike mori 66 mijë vota jep vetëm një deputet. Është një kod ku Bashkia Krujë që ka 100 mijë banorë s’ka asnjë deputet në parlament.”, tha Kalaja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×