
Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, theksoi se kryeministri Edi Rama është personi që paguan më shumë se kushdo në PR-në e tij.
Peka theksoi se një gazetar me famë botërore e dinte shumë mirë çfarë përfaqësonte Rama, por sipas tij, ai nuk shkruajti pasi do të merrte paragjykime.
“ Rama ka pasur më të shtrenjtë të PR në botë. Ka pasur shefin e PR të partisë laburistë në Britani për dekada. Dhe ka ardhur, ka bashkëjetuar me Veliajn dhe Ramën.
Mbaj mend para pak vitesh po diskutoja me një gazetar të njohur ndërkombëtar investigativ në 2017. Atëherë në Shqipëri ishte kulmi i kanabisit.
Ai e dinte më mirë se neve këtu se çfarë ndodhte. Më tha unë e di çfarë ndodh në Shqipëri dhe çfarë përfaqëson Edi Rama, por nuk shkruaj dot kundër tij. E para nuk ma pranojnë dhe e dyta më marrin për idiot. Sepse Edi Rama njihet në Evropë për shkak se njihet si rockstar.
Dhe më tha se ‘po të shkruaj unë do më marrin si idiot. Më tha që do vijë koha të shkruaj për të, dhe do çahen digat, do e marrin vesh se çfarë është. Sot nuk ka ardhur koha, sepse në aspektin e PR në Evropë është personi që harxhon më shumë para.
Dhe kjo është ajo çfarë ka krijuar. Por PR nuk përkthehet në mirëqeverisjen. Dhe në fund anti-PR i tij janë 1 milionë që kanë ikur për shkak të varfërisë. Janë me qindra të tjerë që marrin valixhet dhe lëvizin sepse nuk shohin të ardhme.”, tha Peka.
and then