
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, ka akuzuar mazhorancën për dëmet dhe korrupsionin që i ka shkaktuar vendit. Gjithashtu Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron një të pandehur për shkak se është i frikësuar edhe për veten e tij.
“Ekonomia është në rënia të lirë. Forca e ekzekutivit kundër pezullimit në një kohë kur ajo duhet të ishte prej kohësh sepse prishin prova ditë e natë. Zhdukin dokumente…Administruan 12 miliardë euro. 10.3 miliardë janë zhdukur pa gjurmë…Këto janë veprat…Rama hodhi poshtë shqyrtimin e 30 deputetëve, por nuk hedh poshtë shqyrtimin e një masë të ligjshme që është e zakonshme në Europë dhe kudo…Edi Rama , unë kam thënë shumë gjëra por ju, por kurrë atë që ka thënë Rama, ai dhe jo unë ka thënë që PS është bordello. Unë se kam thënë kurrë këtë dhe se kam atë koncept. Por për të parë se kush është bordello e vërtetë shkoni të SKAPI i partisë dhe shihni dokumentet. Duhet ti shihni dhe atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë”, tha ai.
and then