
Ardit Bido bërë një vërejtje lidhur me mënyrën e debatit të zhvilluar në Kuvend, dhe fjalëve ofenduese të përdorura në këtë seancë të sotme në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, Bido tha se është e pafalshme që Parlamenti të kthehet në një sallë debati pa vlerë. Drejtuar kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, Bido tha se nuk mund të marrë peng sallën e Kuvendit për të bërë shfaqje.
“Kjo sallë, nga një sallë e debatit të vlerave, por në fyerje apo për të dalë bukur në rrjete soiale, këto nuk besoj se kanë vend. Duke folur madje për virgjëri politike. Nuk mund të bëhet ky moral zoti Shehaj duke u bazuar në një pengmarrje të sallës së Kuvendit për të bërë shfaqje. Është mungesë respekti për një fondacion të respektuar….”
Shehaj ndërsa iu përgjigj deputeti Bido, tha se është e pafalshme që të dalë në Kuvend dhe të thotë që mos flitet për skandalin e Belinda Ballukut.
“Zoti Bido, ju jeni një deputet i ri. Të gjithë ne këtu para se të bëheshim deputetë ishim qytetarë të thjeshtë, Dhe kur shikonim korrupsionin e politikavë skandalizoheshim. Unë jam krenar përse kam hyrë në PD. Kam bërë një rrugëtim për të ndryshuar PD dhe bëra betejën time në PD dhe një ditë të bukur dola sepse ndoqa një rrugë tjetër. Nuk mund të mi hedhësh mua fajet e PD sepse nuk kam thënë që është perfektë. Por ti thua të mos flasim dhe t’i qëndrojmë strikt rendit të ditës. Por si do flasim ne. Ka ndonjë rend dite që të diskutojmë për Belinda Ballukun dhe ndaj do përfitojmë kur na jepet hapësirë të flasim…?Si të del nga goja, si mund të thuash të mos flasim për Belindën. Është e turpshme që ju të shqetësoheni se unë thashë që Belinda Balluku është e pandehur? Pse shqetësoheni që thashë që Veliaj ka pothuajse një vit në burg dhe qeveris nga burgu…”, tha ai.
and then